Dokumentet e nevojshme të udhëtimit:

  • Pasaporta biometrike e vlefshme më së paku 6 muaj nga data e udhëtimit.

  • Sigurimi i detyrueshëm i udhëtimit, nga çdo kompani sigurimi.

  • Bileta aeroplani dhe vauçer në formë të printuar.

  • Chek-Inn i detyrueshëm online i biletave të aeroplanit për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me SunExpress (udhëzimet në linkun në vazhdim link)

Informacione të tjera udhëtimi:

  • Pasagjerët duhet të jenë në aeroport të paktën 2 orë para nisjes.

  • Check-in bagazh i lejuar është një valixhe deri në 20 kg për person dhe bagazh dore deri në 7 kg për person.

  • Për të hyrë në Egjipt kërkohet vizë, e cila mund të merret në aeroportin e Hurghadës dhe kushton 25 dollarë për person.

  • Në dalje të aeroportit, pasagjerët priten nga përfaqësuesit e Fibulës dhe drejtohen për transport.

  • Në autobus, pasagjerët marrin një broshurë me datën dhe orën e takimit me udhëheqësin, si dhe një numër telefoni për kontakt.

  • Takimi informues me udhëheqësin është i detyrueshëm për të gjithë, për të marrë informacion për destinacionin, ekskursionet fakultative, asistencë dhe ndihmë për problemet e mundshme që mund të lindin gjatë qëndrimit (akomodim, dhoma, etj.), si dhe informacione lidhur me fluturimin kthyes për Shkup.

  • Vauçeri nga Fibula prezantohet në hotel. Pasagjerët duhet të marrin të njëjtin lloj dhome dhe të njëjtin lloj shërbimi (AI, UAI, etj.) siç qëndron në kupon.

  • Pasagjerët marrin detaje rreth konceptit të hotelit në recepsion gjatë regjistrimit (check-in). Hoteli ka të drejtë të ndryshojë përmbajtjen dhe pjesët e konceptit pa njoftim paraprak.

  • Regjistrimi (check-in) dhe hyrja në dhoma është rreth orës 14:00, kurse Check-out është rreth orës 12:00 të ditës së fundit. Nëse ka dhoma të lira, me një pagesë shtesë mund ta merrni dhomën më herët ose ta mbani dhomën për disa orë të tjera ditën e fundit (pagesa bëhet direkt në recepsion).

  • Nëse ka ndonjë problem me akomodimin që nuk mund të zgjidhet drejtpërsëdrejti në recepsion, ose keni nevojë për informacion shtesë në lidhje me opsionet, duhet të kontaktoni udhëheqësin për të zgjidhur gjithçka më shpejt.

  • Hoteli ka të drejtë të ndërpresë ofrimin e shërbimeve pas daljes nga dhoma ose të kërkojë një kompensim të caktuar për të.

  • Informacioni për transportin nga hoteli për në aeroport do të jetë i disponueshëm direkt në recepsion ose me anë të mesazhit ditën e fundit.

  • Në rast të bagazhit të dëmtuar ose të humbur, duhet të merret një raport nga aeroporti.

  • Agjencioni nuk mban përgjegjësi për bagazhet e dëmtuara ose të humbura. Çdo pasagjer është përgjegjës për bagazhin e tij personal. Është e dëshirueshme që çdo valixhe të shënohet me emër dhe mbiemër (etiketat e informacionit për pronarin janë të disponueshme në aeroport).