
Kërkojmë përfaqësues turistik nga Maqedonia e Veriut për të punuar në Antalia gjatë sezonit veror 2023.
Kërkojmë një person të motivuar dhe të orientuar ndaj klientëve për t'iu bashkuar ekipit tonë si Përfaqësues Turistik / Udhëheqës Turistik. Në këtë pozitë, ju do të jeni përgjegjës për pritjen e mysafirëve në aeroport, organizimin e transportit të tyre, shitjen e ekskursioneve dhe shoqërimin e tyre deri në hotel. Kohëzgjatja e punës është nga fillimi i muajit maj deri në fund të muajit tetor. Pas përfundimit të sezonit veror, ju do të keni mundësi të punoni me honorar si bashkëpunëtori ynë për shitje përmes sistemit tonë B2B
Përgjegjësitë
- Pritja e mysafirëve në aeroport
- Organizimi i transportit
- Shitje të ekskursioneve të udhëtimit
- Menaxhimi i kërkesave dhe ankesave të klientëve
- Mbajtja e një raporti profesional me klientët
- Zhvillimi dhe ndërtimi i marrëdhënieve të punës me kolegët e tjerë.
Kualifikimet
- Njohja e gjuhës angleze ose turke
- Njohja e gjuhës maqedonase
- Njohuritë nga fusha e turizmit do të merren si përparësi
- Njohja e gjuhës shqipe do të merret si përparësi
Certifikata dhe/ose Liçensa
- Çfarëdo lloj pune në sektorin turistik do të merret si përparësi
Ju ofrojmë
- Pozicion sfidues në një kompani turistike lider në vend dhe rajon
- Mundësi për të punuar në një vend të mrekullueshëm në Antalia, Turqi
- Pas përfundimit të sezonit veror, ju do të keni mundësinë të punoni me honorar si bashkëpunëtor i shitjes përmes sistemit tonë B2B
- Një ambient pune argëtues dhe dinamik ku mund të takoni njerëz nga e gjithë bota
- Mundësi për të qenë pjesë e një biznesi që është në rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm
- Paga të rregullta dhe shpërblime në bazë të arritjeve
A jeni të interesuar?
Ju lutemi të dërgoni CV-në Tuaj nëvrabotuvanje@fibula.com.mk