Aydinbey Gold Dream Hotel
Alanya, Turqi
Shih Çmimet
Shih Çmimet
Rreth Aydinbey Gold Dream Hotel
-
Pozita:
Hoteli është i vendosur në regjionin Turkler, 25km nga Alanya dhe 110km nga aeroporti i Antalisë.
-
Vendosja:
Hoteli posedon gjithsej 345 dhoma. Standard dhoma (22m², 2+1pax), dhoma familjare bungalow (44m², 2+2pax,dy dhoma të fjetjes me dere ndarëse, një banjo, max. 4pax), 3 dhoma për persona me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat posedojnë banjë private me dush dhe tharëse flokësh, klima, telefon fiks direkt, mini bar (pije jo-alkoolike, rimbushet çdo ditë), arkë, TV satelitor me kanale muzikore dhe ballkon.
-
Shërbimi:
Ultra All Inclusive – byfe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, darkë, snacks në mëngjes dhe çaj pasdite, kafe, ëmbëlsira, meze të lira në mesnatë, pije alkoolike dhe joalkoolike lokale, disa pije alkoolike të importuara, restorante A'la Carte me rezervim paraprakisht dhe njëherë në një qëndrim, akullore gjatë orëve të caktuara, vetëm pije lokale në Disco club. Nuk përfshihen: pije të importuara, të gjitha pije në shishe, lëngje frutash të freskëta, shërbim në dhomë,
-
Përmbajtja:
Restoranti kryesor me bufe të hapur, Restorantet A'la Carte - Restorante osmane dhe peshku, bar lobi, bar pishine, bar në plazh. Mjeku në kërkesë, lavanderi, babysitting, fustan flokësh, telefon, faks, internet, lojëra kompjuterike, qendër tregtare, me qira një makinë janë pagesë shtesë. Interneti Wi-Fi është pa pagesë
-
Plazhi:
Hoteli posedon plazh private me guralec, ombrellat dhe shtretërit janë pa pagesë. Peshqirët janë me depozitë. (Rruga për në plazhë ka nënkalim
-
Sporti dhe Argëtimi:
Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë,qendra fitnesi, pingpong, volejboll plazhi. Me pagesë janë: sportet ujore, banja turke, saunë, bilardo, salloni bukurisë dhe masazhi.
Program animues gjatë ditës, gara dhe në mbrëmje show program. Mini club për fëmijë prej moshës 04 -12vjet.
Renovimi: 2021
Uebsajti i hotelit